zoom

Aktualitet

Masivi shkëmbor zë poshtë minatorin, plagoset rëndë 40-vjeçari. Niset me helikopter drejt Traumës

Masivi shkëmbor zë poshtë minatorin, plagoset rëndë 40-vjeçari. Niset me helikopter drejt Traumës

Një minator 45-vjeçar është plagosur ditën e sotme në minierën e Bulqizës, në rrethana që po hetohen nga policia vendore.

Mësohet se 45-vjeçari është nisur menjëherë për mjekim të specializuar drejt Traumës në Tiranë. Minatori i plagosur në minierën e Bulqizës është identifikuar si shtetasi Vahid Neziri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një nga galeritë mbi lagjen minatori në Bulqizë, teksa 40-vjeçari Vaid Neziri ka qenë duke punuar në front teksa një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

“Kanë qenë kolegët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar”, thanë burime zyrtare policore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera. Po hetohet nëse në galeri kishte kushte sigurie dhe nëse kompania kishte dokumentacionin e rregullt të punimeve. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura