zoom

Aktualitet

Humb jetën minatori në Klos, çfarë dyshohet

Humb jetën minatori në Klos, çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Cerujë, Klos, ku minatori H. D., 61 vjeç, u gjet pa ndjenja nga kolegët në galerinë nr. 5 të subjektit minerar ku punonte.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ka ndërruar jetë.

Sipas hetimeve paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes./ Zoom.al

Postime të lidhura