Aplikacion
I dëmtuari është 53-vjeçari Bilal Sula, me detyrë armator, që ka qenë në frontin e punës teksa është plagosur rëndë, si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.
Ngjarja ka ndodhur në galeritë e Albchrome, që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh.
Minatori 53 vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës, e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti. /ZOOM.AL/
Intrigante e materialiste, Bes Kallaku publikon këngën e re dhe rrjeti mendon se e ka për Xhensilën