zoom

Lajme

Dalja e Robert Berishës nga Ferma VIP, krijon debate me Xhensila Myrtezajn

Moderatori Robert Berisha rreth 1 muaj më parë braktisi në mes garën në “Fermavip”, duke treguar se e kishte marrë malli për vajzën e tij Renee.

Ishte një postim i Xhensila Myrtezaj që tregonte se do performonte së bashku me këngëtarin, duke lënë të nënkuptohej se dalja e tij nga reality show ishte e planifikuar.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi Roberti është shprehur se veprimi i Xhensilës ishte për të dëmtuar spektaklin në të cilin punon ish-partneri i saj, Bes Kallaku.

“Për Besin, me mua nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta tregoj pak keq produksionin aty ku është Besi”- tha këngëtari.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë menaxheri i Xhensilës, duke hedhur në pah të vërtetën e kësaj ngjarje.

Në faqen e tij të Instagram, menaxheri ka postuar një voice të Robertit një orë para se të futet në “Fermavip”, i cili ka treguar se do të dalë nga ky reality show me datën 8.

Shihemi sepse për një orë futem dhe s’kam më qasje, me 8 në mbrëmje dal”– dëgjohet duke thënë moderatori.