zoom

Lajme

“S’është menaxher, por recepsionist”, Robert Berisha për Xhensilën: Famën e ka nga Bes Kallaku…

Një deklaratë e bërë më parë nga një person që u prezantua si menaxheri i këngëtares Xhensila Myrtezai, ka trazuar jo pak ujërat e showbizz-it shqiptar.

Edhe këngëtari dhe moderatori Robert Berisha ka reaguar rreth mesazheve të publikuara nga menaxheri i Xhensilës, para se të futej në “Fermavip”, duke treguar se “braktisja” e këtij reality show ishte e planifikuar që para hyrjes në spektaklin televiziv.

Gjatë një interviste në “ATV”, moderatori i përgënjeshtroi lajmet duke thënë që djali në fjalë nuk është menaxheri i Xhensilës, por thjeshtë një recepsionist dhe sipas tij ai e ka përdorur këtë situatë për tu bërë i famshëm.

“Ai është një recepsionist. Menaxheri është një gjë e madhe. Ai ka pasur dëshirë që të bëhet i njohur. E ka përdorur për t’u bërë i famshëm. Paskam gabuar se Xhensila e ka bërë për inatin tim, të Besit apo produksionit”, u shpreh këngëtari.

Ndonëse tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me Xhensilën, Roberti tha se këngëtarja është bërë e njohur falë lidhjes me Bes Kallakun dhe për këtë ajo duhet ta falenderojë atë ditë e natë.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut. Paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”, tha Roberti. /ZOOM.AL/