zoom

Lajme

Fokusohuni tek vetja, parashikimi javor i yjeve

Kjo javë të mëson se dëshirat e tua nuk janë aspak të rrezikshme. Bashkëveprimi i Mërkurit me Chiron në Dash, i cili do të ndodhë këtë të hënë, të bën ta pranosh veten dhe të shprehesh ashtu siç ti di dhe do. Një Hënë e re në Dem të dhuron qëndrueshmërinë, kënaqësinë dhe të gjithë pushtetin që të duhet gjatë kësaj periudhe kaotike. Përjetoji emocionet e tua dhe përgatitu për të ardhmen.

Dashi

Përcakto dhe deklaro se kush je, i dashur Dash! Këtë të hënë do të ndodhë një bashkëveprim i Mërkurit dhe Chiron në Dash dhe kjo ngjarje do të të ndihmojë që të gjesh ose krijosh identitetin tënd. Hëna e re në Dem do që ti të përkushtohesh më shumë te financat e tua dhe të jetosh sipas vlerave që ke.

Demi

Mërkuri dhe Chiron të çlirojnë nga e shkuara. Hëna e re në shenjën tënde do të të realizojë dëshirat që ke pasur për ditëlindje. Mendo se kush do të jesh, ku do të shkosh dhe çfarë do që të kesh. Shprehi dëshirat me zë të lartë, universi po të dëgjon.

Binjakët

Bëj paqe me veten dhe me të tjerët. Ky takim i Mërkurit dhe Chiron në Dash të tregon se ndonjëherë ke reaguar prej frikës dhe mërisë, ndaj qëndro një person më i butë dhe i sjellshëm, por mos harro të vendosësh kufijtë. Hëna e re në Dem të ndihmon që të identifikosh sjelljet e përsëritura, njerëzit dhe situatat, të cilat do t’i lësh në të shkuarën.

Gaforrja

Në këtë sezon, e dashur Gaforre, ti je shefja! Bashkimi i Mërkurit dhe Chiron-it të bën të duash të kontrollosh zonën profesionale, në mënyrë që të kesh lirinë e duhur për të bërë atë që ti do. Hëna e re në Dem do të merret me sektorin e shoqërisë, komunitetin dhe përkatësisë. Është një javë e bukur dhe emocionuese për ty.

Luani

Ki pak besim, Luan! Të hënën, Mërkuri dhe Chiron do të bashkohen në Dash për të të rikujtuar se duhet të kesh optimizëm, shpresë dhe besim. Hëna e re në Dem do të ndriçojë sektorin tënd të punës dhe lirisë. Bëj një listë me prioritete dhe krijo hapësirë për gjërat që do të vijnë në jetën tënde.

Virgjëresha

Intimiteti ka nevojë për punë dhe kohë, Virgjëreshë dhe ti e di shumë mirë. Këtë javë do të fuqizosh aftësinë tënde në komunikim, për të forcuar edhe lidhjen me besim, përkushtim dhe erotizëm. Hëna e re në Dem përqendrohet te qëllimet e tua në udhëtim dhe edukim.

Peshorja

Konflikti është i pashmangshëm. Gjatë ditës së hënë, do ta kuptosh se është normale të mungojë harmonia në marrëdhnëie të ndryshme. Në vend që të krijosh debate, përdore këtë periudhë për të ndërtuar ura të reja komunikimi. Hëna e re në Dem të forcon aspektin intim dhe do ta gjesh veten duke shkuar më tej me një person që e ke qejf.

Akrepi

Gjërat e rëndësishme fshihen në detaje, Akrep. Kjo javë të tregon se është e rëndësishme që të ndërmarrësh hapa dhe veprime të vogla që të shkosh larg dhe të kesh një ndikim më të madh. Hëna e re në Dem ndriçon zonën tënde të qëllimeve dhe të motivon të japësh dashuri, që ta marrësh mbrapsht atë.

Shigjetari

Ti je një njeri me shumë vlera, mbi të gjitha, një person që ia vlen t’i falësh dashuri, gëzim dhe buzëqeshje. Je në paqe me veten dhe për më tepër, Hëna e re në Dem do të përqendrohet te mirëqenia dhe përqafimi i zakoneve të reja që të përmirësojnë jetën dhe përditshmërinë.

Bricjapi

Çfarë po ndjen, Bricjap? Të hënën, Mërkuri dhe Chiron do të bashkëveprojnë në Dash dhe do të të shtyjnë drejt ndjesive që për ty janë paksa të pakëndshme. Do ta gjesh veten më të ndjeshëm se zakonisht dhe do ta kuptosh se si çdo njeri, nuk je perfekt. Ama, kjo do të të japë guximin të shkosh atje ku do ti. Ndjeshmëria, në shumë raste është superfuqi.

Ujori

Fol me më shumë dhembshuri dhe aktivizo empatinë tënde. Me Hënën e re te Demi, ti do të ndihesh më pranë familjes, shtëpisë dhe do të kesh më shumë siguri. Do të kesh edhe një qasje më të mirë për të zgjidhur problemet që kohët e fundit të kanë shqetësuar.

Peshqit

Përqafoje të panjohurën! Mërkuri dhe Chiron do të bashkohen të hënën në Dash dhe kërkojnë që ti të jetosh sipas dëshirave të tua dhe nëse është e mundur, të tregohesh më tolerant/e ndaj gjërave dhe njerëzve të caktuar. Komunikimi, dëgjimi aktiv dhe mirëkuptimi do të jenë kryefjalët e kësaj jave.