zoom

Aktualitet

Mashtrimi i kompanisë “Lufra” me Larën! Reklamon lopën, por në realitet s’ka asnjë fermë

Mashtrimi i kompanisë “Lufra” me Larën! Reklamon lopën, por në realitet s’ka asnjë fermë

Kompania e produkteve të bulmetit “Lufra” është përballur shpeshherë me kritika dhe denoncime nga qytetarët në rrjetet sociale, ku akuzohet se tregton qumësht të skaduar apo të përmbajtur me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme për shëndetin dhe potencialisht kancerogjene.

Në përpjekje për të përmirësuar imazhin e saj dhe për të fituar besimin e konsumatorëve, kompania ka prezantuar lopën “Lara” si simbol të prodhimit të freskët dhe të ndershëm.

Në postimet e saj në rrjetet sociale, “Lufra” e përshkruan Larën si “zonjën më punëtore të fermës”, që sjell çdo ditë produkte të freskëta në tryezat shqiptare.

Në spot kompania shkruan: “Ju prezantojmë Larën, një nga zonjat më punëtore të fermës sonë!  Çdo mëngjes nis me një “muuuu” dhe përfundon me qumësht të freskët, që mund të vijë në tryezën tuaj si djathë i bardhë, dhallë, kos… kos që pihet. Ju e dini, lista është e gjatë! Sepse kur Lara është e lumtur, edhe qumështi është më i mirë.”

Megjithatë, kjo strategji marketingu është hedhur poshtë nga faqja satirike “Lol Albania”, e cila pretendon se “Lufra” në fakt nuk disponon asnjë fermë lopësh.

“Lara është yll e bukur, por kompania ‘Lufra’ nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për marketing. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por di me siguri që nuk ka fermë”, thuhet në reagimin e faqes.

Postime të lidhura