zoom

Aktualitet

Masakër në SHBA/ 4 të vrarë e dhjetëra të plagosur në një shkollë

Të paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 30 të tjerë të plagosur pas një sulmi me armë një gjimanz në Xhorxhia, SHBA.

Autori i dyshuar është arrestuar nga autoritetet dhe është dërguar në paraburgim. Nuk dihet ende mbi identitetin apo motivin e vrasësit. Sulmi ndodhi brenda ambjenteve të shkollës në afërsi të Atalantas.

Fillimisht nxënësit u evakuuan në fushën e futbollit që ndodhej pas shkollës, më pas u lejuan të ktheheshin në shtëpi. Sulme të tjera të ngjashme janë kryer gjatë vitit në SHBA, cka ka nxitur thirrje të shumta për shtrëngimin e ligjeve mbi përdorimin dhe posedimin e armëve të zjarrit.