zoom

Të gjitha

Marina Vjollca largohet nga “Klanifornia”? Fotoja që i zbulon të gjitha

Rreth 1 javë më parë, Marina Vjollca, zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë. Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj. Më vonë ajo postoi dhe një tjetër foto me Getoarin, i cili shfaqej duke përkëdhelur barkun e moderatores.

Menjëherë pas këtij lajmi fansat nisën të aludonin se çfarë do të ndodhë me Marinën në sezonin e ri televiziv. Dhe në fakt duket se këtë sezon Marinën nuk do e shohim në ekran! Ditën e sotme stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto, nga mbledhja për sezonin e ri. Në imazhin në fjalë shfaqet i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungon Marina Vjollca. Siç duket ajo nuk merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe me shumë mundësi nuk do të shfaqet në ekran. Për pak kohë, Marina do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe mesa duket ka vendosur që këtë periudhë ta shijojë në qetësi të plotë.

Për lajmin e shtatzënisë së saj, moderatorja mori urime të shumta nga miq, familjarë dhe fansa. Ajo mori dhe një dhuratë e mesazh mjaft të veçantë nga stilistja italiane, Elisabetta Franchi, me të cilën po bashkëpunon prej muajsh. Kjo e fundit i dërgoi Marinës një tufë me lule të bardha për ta uruar për shtatzëninë.
“Nuk ka gjë më të bukur se një jetë e re që po çel! Urime Marina!”, shkroi Elisabetta në urimin e saj.