zoom

Aktualitet

“Maratonomaku” shqiptar, nga Prishtina në Tiranë me vrap, atleti Erzen Zyberaj drejt finishit

“Maratonomaku” shqiptar, nga Prishtina në Tiranë me vrap, atleti Erzen Zyberaj drejt finishit

Ka arritur në 60 kilometrat e fundit Erzen Zyberaj atleti kosovar i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë duke vrapuar.

Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës.

Dje, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës. /ZOOM.AL/