Aplikacion
Si një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit shqiptar atje, deputeti Elmi Aziri mbrojti sot në Kuvend këtë të drejtë, që sipas tij, duhet t’u garantohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Aziri argumentoi se shqipja është përdorur në shtetin fqinj prej vitesh.
“Shqiptarët janë prej kohësh këtu dhe shqipja është përdorur prej vitesh. Ajo që u tha këtu është shprehje e një mllefi të akumuluar nacionalist, shovinist, racist dhe fashist. Këtu gjithçka u tha, për tiparet e shqiptarët, për atributet, u tha për gjuhën, bindjet politike, për tendencat që këtë shtet ta bëjmë ta barabartë dhe shqiptarë të trajtohen njëlloj si të tjerët, por personit në fjalë i pengon”, tha mes të tjerash ai.