Aplikacion
Roberto Mancini është kandidati kryesor për të marrë sërish drejtimin e kombëtares së Italisë.
Skuadra e “Azzurrëve” mbeti jashtë Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, pasi u mposht nga Bosnjë-Hercegovina në goditjet e penalltive, duke shënuar kështu dështimin e tretë radhazi për t’u kualifikuar në këtë kompeticion.
Pas kësaj rezultati, trajneri Gennaro Gattuso mbylli bashkëpunimin me Federatën Italiane përmes një vendimi të përbashkët mes palëve. Sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercatoweb”, në listën e ngushtë të kandidatëve bënin pjesë edhe Massimiliano Allegri, i cili e ka refuzuar ofertën, si dhe Antonio Conte, transferimi i të cilit mbetet i ndërlikuar për shkak të pretendimeve të larta financiare.
Në këto kushte, Mancini shihet si zgjedhja më e mundshme, me teknikun që ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në stolin ku fitoi trofeun e Euro 2020.