zoom

Lajme

Manchester City mbetet pa kapitenin! Bernardo Silva do të largohet nga klubi në fund të sezonit

Manchester City mbetet pa kapitenin! Bernardo Silva do të largohet nga klubi në fund të sezonit

Kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva, do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

31 vjeçari portugez ka fituar gjashtë tituj të Premier League dhe një Ligë të Kampionëve gjatë nëntë sezoneve të tij me City, por do të largohet kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit aktual.

Duke folur në konferencën për shtyp pas fitores 4-0 të Cityt ndaj Liverpoolit në Kupën FA të shtunën, ndihmëstrajneri Pep Lijnders konfirmoi se “çdo histori e mirë ka një fund” dhe pranoi se nuk do të jetë e mundur që klubi ta zëvendësojë kapitenin e tyre.

“Nuk e zëvendëson kurrë një lojtar me të njëjtin lloj lojtari, sepse nuk ekzistojnë. Bernardo Silva është unik”, tha Lijnders, i cili zëvendësoi Pep Guardiolën për shkak të pezullimit të trajnerit nga linja anësore.

Holandezi shtoi: “Do të jetë e vështirë, sepse siç thashë, në lojë, kur ai nuk luan, do të shihni se si i mungon. Dhe kjo është një ndeshje. Imagjinoni një sezon? Por çdo histori e mirë mbaron.

Shpresoj që ai t’i shijojë muajt e fundit, janë vetëm gjashtë javë, dhe ai të ketë një lamtumirë të mirë dhe e meriton gjithë atë vëmendje gjithashtu.”

Postime të lidhura