Aplikacion
Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet çerekfinale të saj. Katër nga 8 ekipet e kualifikuara në këtë fazë vijnë në sfidat e kësaj mesjave në vështirësi dhe gati në krizë nervash. Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool duhet t’u kërkojnë falje tifozëve të tyre respektive për humbjet në fundjavë dhe po i përgatisin ndeshjet e tyre me Sporting, Bayern, Barcelonën dhe Liverpool, me humor të hidhur.
Arsenali është zhgënjimi më i madh sepse përpara pauzës humbi në finalen e Kupës së Ligës me Manchester City, ndërsa pas kësaj pauze u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Championship, Southampton në Kupën e Anglisë. Skuadra e Artetës që pretendonte të fitonte të 4 titujt sezonalë, tani ka filluar të ndjejë frikën e kthimit të Manchester City në Premier League. Skuadra e Citizens është 9 pikë prapa, por ka një ndeshje për të rikuperuar dhe sfidën direkt me Topçinjtë në shtëpi. Dhe tani Arsenali ka frikë se mos ndodh ndonjë parakalim i bujshëm si 3 vjet më parë. Ndërkaq, skuadra e Artetës duhet të përgatitet për ndeshjen me Sporting Lisbonë. Luzitanët, përmbysën humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt duke iu imponuar norvegjezëve në shtëpi duke i mundur 5-0.
Ky sezon është i komplikuar për Realin e Madridit. Pas largimit të Xabi Alonsos, Alvaroi Arbeloa tentoi të përmirësojë gjërat me suksesin e dyfishtë ndaj Manchester City dhe ndaj Atletico në derbi. Por janë të shumta hapat falsë të bërë nga Los Blancos të goditur edhe nga dëmtimet e shumta. Humbja me Mallorca ku vendimtar rezultoi Vedat Muriqi, praktikisht duket se ia ka dorëzuar titullin Barcelonës që tani është 7 pikë para. Tani do të jetë ndeshja e madhe në Bernabeu me Bayernin e Mynihut që shkërrmoqi Atalantën në 1/8 e finaleve. Skuadra e Kompany vjen pas fitores 3-2 në fushën e Freiburgut me 3 gola të shënuar në fund duke e cuar në 100 kuotën e golave të shënuar vetëm në Bundesligë. Do të jetë sfida mes dy goleadorëve të jashtëzakonshëm Mbappe dhe Kane
Të mërkurën do të luhet akti i dytë i përballjeve mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Skuadra e Hansi Flick iu imponua Los Colchoneros në kampionat dhe tani janë favoritë edhe në Ligën e Kampioneve. Yamal bëri diferencën me disa manovra sublime duke bërë që Nico Gonzales të ndëshkohej me karton të kuq. Goli vendimtar u shënua një tjetër goleador i jashtëzakonshëm, Robert Lewandowski