zoom

Art & Kulturë

Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan shpallet “Monument Kulture”

Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan shpallet “Monument Kulture”

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka njoftuar sot në 22 prill shpalljen e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan si “Monument Kulture” i Kategorisë së Parë.

Ky vendim vlerëson rëndësinë historike, shpirtërore dhe arkitekturore të kompleksit në zonën e Dropullit. Manastiri përbëhet nga kisha dhe konakët, të ndërtuar me traditë të vjetër të gurit.

Sipas ministrit, objekti dëshmon organizimin e jetës monastike ndër shekuj. Vendimi është marrë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër. Po ashtu është përcaktuar edhe zona e mbrojtur për konakët e manastirit.

Kjo masë synon të garantojë mbrojtjen ligjore të të gjithë ansamblit historik. Projekti përfshin ndërhyrje restauruese dhe konsolidim të strukturave të dëmtuara. Punimet synojnë rikthimin e funksionalitetit dhe jetësimit të manastirit. Autoritetet synojnë gjithashtu promovimin e tij si pjesë e trashëgimisë dhe turizmit kulturor në vend.

Postime të lidhura