Aplikacion
Arkitekti Artan Shkreli ka bërë një denoncim publik, i shqetësuar për gjurmët historike në zonën e Pazarit të Ri.
Në një postim, Shkreli thotë se punimet që po realizohen në atë zonë, ku po ndërtohet një godinë disakatëshe, rrezikojnë të fshijnë gjurmë me rëndësi për historinë shqiptare, si këto në foto, që i përkasin periudhës osmane.


Postimi i Shkrelit:
Gjurmë të periudhës osmane, të cilat arritën të ruhen jo pa vështirësi gjatë punimeve rehabilituese të Pazarit të Ri, rrezikojnë të humbasin sërish për shkak të mungesës së kujtesës ose pakujdesisë në ndërhyrjet që po kryhen në sheshin Sheshi Avni Rustemi.
Mjafton pak vëmendje që këto gjurmë, të zbuluara dikur rastësisht, të mos varrosen nën asfalt. Madje, vendosja e një tabele shpjeguese pranë tyre do të ishte jo vetëm e dobishme, por edhe e domosdoshme për ruajtjen e kujtesës historike.