zoom

Aktualitet

Makina në kanal dhe shoferi i zhdukur, zbardhet misteri i aksidentit në Lushnjë

Makina në kanal dhe shoferi i zhdukur, zbardhet misteri i aksidentit në Lushnjë

Një aksident u regjistrua në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet u gjet i përmbysur në kanal, ndërsa në vendngjarje nuk ndodhej asnjë person.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

I riu ka treguar para policisë se fillimisht ka pritur për ndihmë, me shpresën se dikush do të kalonte dhe do ta ndihmonte të dilte nga automjeti. Por pasi askush nuk u afrua, ai ka arritur të dalë vetë nga makina.

“Sapo ndodhi aksidenti prita për ndihmë, por nuk erdhi askush. Më pas dola vetë nga makina. Nuk kisha dëmtime serioze dhe vendosa të shkoja në shtëpi. Kisha ndërmend që në mëngjes të paraqitesha në komisariat për të njoftuar ngjarjen”, mësohet të ketë deklaruar 29-vjeçari.

Policia shkoi më pas në banesën e tij dhe konfirmoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të mirë shëndetësore./ Zoom.al

Postime të lidhura