Aplikacion
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku Luan Pirdeni, 87 vjeç është përplasur nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë.
Fillimisht Luan Pirdeni u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore por ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi:
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.