zoom

Aktualitet

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në autostradën Tiranë–Durrës, ku disa automjete janë përplasur njëra pas tjetrës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë automjetesh. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve nuk kanë arritur të frenojnë në kohë, çka ka sjellë përplasjen e njëpasnjëshme të disa makinave në aks.

Për shkak të aksidentit, trafiku në autostradë u rëndua ndjeshëm për disa minuta, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë për menaxhimin e qarkullimit dhe normalizimin e situatës.

Fatmirësisht, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në automjetet e përfshira në aksident./ Zoom.al

Postime të lidhura