Aplikacion
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në Sukth.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla, ku një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi A.SH., 28 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia bëri me dije se është arrestuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M.V., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin fatal.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së plotë të përplasjes.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit
