zoom

Slider

Lufta për kreun, përplasen “titanët” Egnatia-Partizani

Lufta për kreun, përplasen “titanët” Egnatia-Partizani

Përplasen pretendentet për kampionatin. Supersfida midis Egnatias dhe Partizanit hap javën e 13-të të Superiores, me të dyja skuadrat që duan tre pikët për të udhëhequr të vetëm kampionatin (sapo ka nisur, ora 13:30).

Rrogozhinasit vijnë në këtë takim nga fitorja përballë Erzenit fundjavën e kaluar me rezultatin minimal, 0-1.

Nga ana tjetër, “demat” regjistrojnë gjashtë fitore radhazi dhe sot do të synojnë dhe të shtatën, teksa kanë edhe një ndeshje më pak se rivalët e tjerë.

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Lila, Malota, Xhemajli, Musta, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Duamena, Spahiu, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Preka, Bytyçi, Buxhelaj, Mehmeti, Rrapaj, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj