zoom

Bota

Lufta në Ukrainë, SHBA paralajmëron: Më e keqja nuk është parë ende

Duket se lufta në Ukrainë sapo ka nisur dhe se pritet të derdhet shumë gjak! Ligjvënësit amerikanë kanë pranuar informacione të klasifikuara rreth situatës në Ukrainë nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ata të inteligjencës.

Është raportuar se në mesin e të dhënave ka pasur afate kohore të mundshme për rënien e Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase.

“Më e keqja ende nuk është parë ushtarakisht”, ka thënë senatori republikan, Lindsey Graham, pasi ka dalë nga takimi.

Një ligjvënës ka thënë për rrjetin amerikan, CNN – në kushte anonimiteti – se afatet kohore që janë prezantuar kanë qenë “alarmuese”.

Senatori demokrat, Chris Murphy, ka thënë në Twitter se “lufta për Kievin do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme”.

Murphy ka thënë se kombet e Perëndimit jo vetëm që do të ngrijnë, por edhe do të konfiskojnë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin dhe oligarkëve më të mëdhenj, çka sipas tij mund të jetë një hap më tutje se që ka parashikuar Putin.