zoom

Bota

Dita e 6-të e luftimeve! Sirenat e alarmit rrëqethin Ukrainën

Edhe sot, për të gjashtën ditë me radhë, sirenat e alarmit po mbajnë në gatishmëri ukrainasit. Mediat e huaja bëjnë me dije se tingujt drithërues janë ndjerë në të gjithë vendin.

Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj, të cilët janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka.