zoom

Sport

Lojtari shqiptar braktis Hungarinë dhe firmos me skuadrën kroate

Lirim Kastrati është larguar nga skuadra e MOL Fehervar, për t’u transferuar në formë huazimi te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Lajmi është dhënë nga klubi kroat, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lirim Kastrati (i pari majtas), është përsëri LOKOS! Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati është rikthyer te NK Lokomotiv!

Lirimi vjen te ne në formë huazimi nga hungarezët e Fehervar FC, deri në fund të sezonin aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, shkruan Lokomotiva e Zagrebit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur më parë për Lokomotivën, ndërsa po në Kroaci ka mbajtur veshur edhe fanellën e Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu, lojtari shqptar ka kontribuar edhe për Legian në Poloni.

Ndeshja e parë e Kastratit me fanellën e re që prej rikthimit mund të jetë ajo ndaj Rijeka-s në transfertë, takim ky i programuar të luhet me 17 shkurt. /ZOOM.AL/