zoom

Sport

Lojtarët e Barcelonës do mbeten pa dush, zbulohet arsyeja

Thatësira ka prekur Spanjën, veçanërisht rajonin e Katalonjës, gjë që mund të ketë pasoja edhe në futbollin profesionist, pasi sipas parashikimeve të motit, nuk pritet të ketë reshje shiu në rajon në javët e ardhshme.

Për këtë arsye, qeveria lokale e këtij rajoni po merr masa për të kursyer ujin përballë mungesës së tij. Një nga masat që po mendohet prek dhe skuadrën e Barcelonës dhe parashikon që futbollistët blaugrana të mos bëjnë dush në qendrat sportive.

Kjo vlen edhe për skuadra të tjera të këtij rajoni, si Espanjoli apo dhe kryesuesja e kampionatit spanjoll, Girona, lojtarët e të cilëve nuk do të mund të bëjnë dush pas takimeve!

Megjithatë për momentin masa nuk ka hyrë ende në fuqi. Pak para hedhjes së kësaj teze, Barcelona dhe Girona nënshkruan një angazhim për të përballuar thatësirën. /ZOOM.AL/