zoom

Lajme

Liverpooli refuzon ofertën prej 58 milionë paund të Bayern Munich për Diaz

Liverpooli refuzon ofertën prej 58 milionë paund të Bayern Munich për Diaz

Liverpooli ka refuzuar një ofertë fillestare prej 58.6 milionë paund nga Bayern Munich për sulmuesin Luis Diaz.

Klubi gjerman iu afrua Liverpoolit më parë këtë muaj, por iu tha se Diaz nuk ishte në shitje .

Ky pozicion u përforcua të martën, pasi Liverpooli refuzoi ofertën e parë të skuadrës nga Bundesliga për 28-vjeçarin kolumbian.

Liverpooli e vlerëson Diazin, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2027, mbi 87 milionë paund, si një anëtar kyç i skuadrës së Arne Slot.

Ai shënoi 22 gola për klubin dhe vendin sezonin e kaluar, me 13 prej tyre në Premier League, ndërsa Liverpool fitoi titullin me 10 pikë diferencë.

Diaz tërhoqi interesin e Manchester City verën e kaluar, dhe gjithashtu ka admirues në Arabinë Saudite.

Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi dhe dihet se ka interes të fortë për lojtarin e kombëtares suedeze të Newcastle, Alexander Isak.