zoom

Slider

Liverpool e ka gjetur zëvendësuesin e Salah te Real Madridi, brazilianin e josh ideja…

Liverpool e ka gjetur zëvendësuesin e Salah te Real Madridi, brazilianin e josh ideja…

Te Liverpooli i kanë të qarta idetë në lidhje me pasardhësin e Mo Salah.

Ylli egjiptian mund të largohet në fundin e sezonit, pasi dëshiron një aventurë të re.

Sulmuesi mori një ofertë faraonike nga Arabia Saudite në ditët e fundit të merkatos, por klubi dhe trajneri Jurgen Klopp bllokuan shitjen e tij, të paktën edhe për një sezon.

Vera e ardhshme mund të sjellë përfundimin e aventurës së 31-vjeçarit në “Anfield”.

Stadium ku Salah luan prej vitit 2016, kur u transferua nga verdhekuqtë e Romës për 42 mln euro.

Nëse ndodh, atëherë Liverpooli do të hidhej në sulm për Rodrygon e Realit të Madridit.

Klopp është një fans i madh i sulmuesit brazilian, i cili pritet të largohet nga “Los Blancos” nëse në “Santiago Bernabeu” zbarkon francezi Kylian Mbappe.

Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit historik anglez do të tentojnë të përfitojnë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, një “xhol” në repartin ofensiv. /zoom.al/