zoom

Kinema & Netflix

Lindsay Lohan rikthehet fuqishëm në ekranin e madh me rolin e saj ikonik

Lindsay Lohan rikthehet fuqishëm në ekranin e madh me rolin e saj ikonik

Pas më shumë se dy dekadash nga suksesi i filmit “Freaky Friday”, Disney rikthen në ekran aventurën komike të transformimit të trupave në mënyrë magjike, por këtë herë më e çuditshme dhe shumë më komplekse.

“Freakier Friday” del në kinema më 8 gusht dhe rikthen në vëmendjen e publikut Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan, në rolet që i shndërruan në ikona për një brez të tërë shikuesish.

“Leximi i skenarit ishte shumë konfuz. Kishim tetë ndërrime trupash, katër personazhe që ndryshojnë mes tyre.”

Këtë herë, përveç nënës dhe vajzës, historia përfshin edhe një vajzë adoleshente britanike dhe një vogëlushe, duke e kthyer ndërrimin e trupave në një lojë të vërtetë identitetesh.

“Ishte mirë të luaja Annën në një këndvështrim tjetër, jo më e mërzitur apo duke bërtitur ndaj mamasë, por si një nënë që përpiqet të menaxhojë vajzën e saj. Si mama vetë tani, ishte emocionuese ta sillja këtë përvojë në rol.”

Curtis tregon se më e emocionuara ishte kur improvizonin përpara pasqyrës gjatë transformimit të trupave.

“Nuk ndaleshim së qeshuri. Ishte dita e dytë dhe unë i thashë kamerës: Shpresoj të keni kënaqësi duke parë filmin, sepse ne po e xhirojmë duke u argëtuar pafund.”

Ndryshe nga filmi i parë, “Freakier Friday” përfshin ndërrime të dyfishta me Annën që ndryshon trupin me vajzën e saj dhe Tess me stërmbesën.

“Ishte si të takosh një mik të vjetër pas shumë kohësh, energjia ishte po ajo. Të gjithë ishin më të pjekur, por atmosfera mbeti po aq familjare.”

Lohan tregon se marrëdhënia me Curtis është thelluar me kalimin e viteve dhe për të ishte e rëndësishme të mësonte prej saj balancën mes jetës së nënës dhe aktores.

“Nga Jamie mësova shumë këtë herë për menaxhimin e kohës, ndarjen e jetës në shtëpi dhe punën në xhirime. Më ndihmoi shumë si nënë e re.”

“Freakier Friday” është më shumë sesa një komedi familjare. Është një rikthim nostalgjik, një reflektim mbi prindërimin dhe një dëshmi se magjia e të kuptuarit të tjetrit funksionon edhe pas 22 vitesh.

Postime të lidhura