zoom

Aktualitet

Lindi foshnjën dhe e braktisi në ballkonin e banesës, arrestohet 20-vjeçarja indoneziane

Lindi foshnjën dhe e braktisi në ballkonin e banesës, arrestohet 20-vjeçarja indoneziane

Ayu Putri, 20-vjeçarja me origjinë indoneziane, është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Sipas hetimeve, e reja kishte lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë, por dyshohet se e ka braktisur atë duke e lënë në ballkonin e banesës ku jetonte me qira. Ayu Putri kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë së bashku me disa shoqe, me të cilat bashkëjetonte në një apartament në kryeqytet. Ato punonin si pastruese në lokale të ndryshme në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në momentin e ardhjes nga Indonezia, 20-vjeçarja ka qenë rreth pesë muajshe shtatzënë. Gjatë muajit tetor, ajo ka shfaqur kriza të forta stresi, ndërsa pas lindjes dyshohet se ka braktisur foshnjën brenda banesës. Vajzat e tjera që jetonin me të kanë njoftuar fillimisht pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë.

Foshnja është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë më vonë, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Fillimisht, për shkak të rrethanave dhe gjendjes së nënës, ndaj saj ishte nisur një hetim në gjendje të lirë. Megjithatë, pas thellimit të hetimeve, autoritetet kanë lëshuar urdhër ndalimi dhe kanë arrestuar 20-vjeçaren.

Postime të lidhura