zoom

Aktualitet

Durrës/ Foshnja vdes pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun

Durrës/ Foshnja vdes pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një foshnjë ka humbur jetën vetëm disa orë pas ardhjes në jetë. Pas një kallëzimi të bërë nga nëna e fëmijës, autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse rasti lidhet me neglizhencë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasja me inicialet A.B. ka lindur më 19 shkurt 2026 në maternitetin e Spitali Rajonal i Durrësit.

Ajo pretendon se gjendja e foshnjës është përkeqësuar shpejt pas lindjes dhe se, pavarësisht pranisë së personelit shëndetësor, fëmija ka ndërruar jetë disa orë më vonë.

Në kallëzimin e depozituar, gruaja ngre dyshime se humbja e jetës së foshnjës ka ardhur si pasojë e mungesës së kujdesit të duhur mjekësor, duke kërkuar sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive.

Pas kallëzimit, Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./ Zoom.al

Postime të lidhura