Aplikacion
Një foshnje rreth dy muajshe ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë nga Korça drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, foshnja është paraqitur në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës në gjendje shumë të rëndë. Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë për stabilizimin e tij dhe më pas është vendosur transportimi drejt një spitali të specializuar në kryeqytet.
Mësohet se gjendja e rënduar e foshnjës dyshohet të jetë shkaktuar nga probleme të rënda ushqyerjeje. Megjithatë, rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas verifikimeve të mëtejshme.
Mësohet se foshnja ka lindur prematurë rreth dy muaj më parë, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Fillimisht ai është trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, ku kishte përmirësuar gjendjen shëndetësore dhe ishte rikthyer në banesë.
Pas kthimit në shtëpi, gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, duke bërë që familjarët ta dërgojnë sërish në spital, ku u vendos edhe transportimi i menjëhershëm drejt Tiranës për trajtim të specializuar./ Zoom.al