Aplikacion
Një shtetase e huaj dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një spital në Tiranë.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shtetase me inicialet M. Ch., e cila është shpallur në kërkim nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë nr. 3.
Ndërkohë, fëmija i mitur ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shërbimeve sociale, ku po merr asistencën e nevojshme.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe lokalizimin e gruas që dyshohet për braktisje./ Zoom.al


