Aplikacion
Kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj bëri një denoncim të fortë këtë të shtunë.
Ai akuzoi në rrjetet sociale deputetin e PS, Erion Braçe se po e kërcënon.
Sipas tij, Braçe po përdor njerëzit e administratës për këtë qëllim. Lapaj shton se për këtë, ka prova, ndërsa paraljmëron Braçen se do të mbajë përgjegjësi nëse i ndodh diçka.
Reagimi i plotë i Adriatik Lapajt:
Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht.
Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës.
E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion!
Mos e kthe personale, o Erion!
Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion!
Ka prova pafund o Erion!
Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion!
Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion!
Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion.
Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal.
Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion!
Mos e kthe personale!
Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën!