Aplikacion
Deputeti i PS, Erion Braçe dhe kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj u përplasën ashpër në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.
Fillimisht, Braçe e quan Lapajn fashist të Sali Berishës, ndërsa i kthen përgjigje për pozicionin e socialistit Fatjon Lena. Sipas deputetit, Lapaj gënjen vazhdimisht.
Reagimi i Erion Braçes:
ME DEGJO MUA TANI TI FASHISTI I VOGEL I SALIH BERISHES;
FATJON LENA NUK ESHTE ZEVENDESMINSTER;
Nuk ka qene kurre zevendeminister e as do qe te jete!
Lista e zevendesministrave eshte publike, eshte ne faqe te qeverise, faqe te cdo ministrie; TI GENJEN!
FATJON LENA ESHTE 34 VJEC DHE NUK KA FIRMOSUR KURRE NE NJE BORDERO SHTETI-ADMINISTRATE, NE NIVEL QENDROR E VENDOR;
Eshte nder shume socialiste te drejte e te ndershem qe nuk kane perfituar “pune shteti” nga pushtetet e PARTISE SOCIALISTE!
Borderote e shtetit jane publike por nuk presin ti verifikosh ti, perkundrazi jane aty per te deshmuar qe ti je nje GENJSHTAR qe as skuqesh e as zverdhes kur genjen cdo dite.
FATJON LENA ESHTE SOCIALIST, PUNETOR PARTIE, VULLNETAR DHE BEN NJE SUPER PUNE CDO DITE ME NJEREZIT E DIVJAKES;
Jo per te blere vota sepse kurre nuk ka ndodhur ne kete territor qe nje socialis, nga une i pari tek me i fundit te bleje vote me leke; gjeje ti njerin e nxirre te thote ndryshe.
NE NUK JEMI AS SALIHU E AS TI-fashisti i vogel i tij!
Tani degjo e mbaje vath ne vesh:
NDALE SHANTAZHIN E KERCENIMIN NDAJ NJEREZVE QE AS I NJEH E AS TE KANE BORXH; vecanerisht ndaj NJEREZVE TE PARTISE SOCIALISTE! NDALE, NDALU, ti dhe EREKEQI yt me te cilin e me parate e te cilit vjen rrotull ne Divjake!
HARROJE TI DHE EREKEQI YT ME VAPOR SE PARATE E NDYRA TE TRAFIQEVE QE JU RRETHOJNE DO TREMBIN QOFTE EDHE NJE SOCIALIST APO DO BLEJNE QOFTE EDHE NJE QYTETAR APO BUJK TE DIVJAKES!
HAAAAARROOOOOOJEEEEEEEEEE!
Po bejme pune partie e do vijojme ta bejme drejte e ndershem cep e me cep te kesaj bashkie, me cdokend qe eshte ketu dhe jashte ketij vendi, hapur fare, publikisht!
Kush vlereson punen, TE NA VOTOJE!
Kush nuk vlereson punen apo quan pune kete punen tende ordinere, le te mos votoje; do i sherbejme po njesoj!
Kundërpërgjigja e Adriatik Lapajt
Në kundërpërgjigje, Adriatik Lapaj e akuzoi Braçen se po e kërcënon, duke shtuar se për këtë, ka edhe prova. Ai përsëriti se do të mbajë përgjegjësi nëse i ndodh diçka.
“Më thotë që është hera e fundit që më flet. Çfarë ka pas fjalës Z. Braçe? Do më rrihni? Do më sajoni linçime si komunistët dikur të dënuarve politik? Do më vrasësh Z. Braçe? Fol!
Do ma tregosh vendin vetë apo me të tjerë? Vetë si pak vështirë e ke!
Z. Braçe unë kam qindra mesazhe që denoncojnë zyrtarë të shtetit për dhunë dhe presion ndaj punonjësve të administratës për të siguruar nga 5 deri 20 emra në diasporë. Nuk do kaloni dot. Nuk do i’a dilni me çdo kosto.
Z. Braçe unë në Divjakë lëviz me një djalë që punon kamarier dhe fermer ullinjsh. Bëj provë e cënoje!
Po ke të dhëna që unë lëviz me krimin, policinë e ke tënden. Procedo! Ndërkohë ti ke pas dhe ke kolegë deputet dhe kryetar bashkish të dënuar për trafik droge dhe prostitucion të vajzave shqiptare.
Po ta rithem sërish, nga sot unë dhe familja ime të mbajmë përgjegjës për çdo gjë që më ndodh. Guxo!”, tha Adriatik Lapaj.