Aplikacion
Arti i të luajturit, të kënduarit dhe i punimit të lahutës është shpallur zyrtarisht pjesë e pasurisë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, në listën e elementeve që kanë nevojë urgjente për mbrojtje.
Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se lahuta është pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.
“🇦🇱 LAHUTA, PJESË E UNESCO-s⭐️
🪕 Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente🤝🇦🇱”, shkroi Rama.
Lajmi u konfirmua fillimisht nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit , Blendi Gonxhja, duke e cilësuar këtë moment si një nga arritjet më të rëndësishme për identitetin kulturor shqiptar.
Lahuta është një instrument muzikor, i lidhur ngushtë me traditën shekullore të veriut shqiptar, nga Malësia e Madhe, Dukagjini e deri në Rugovë, Plavë dhe Guci. Ajo është bartëse e këngëve epike, Eposit të Kreshnikëve dhe baladave që mishërojnë vlera si trimëria, besa, nderi dhe mikpritja./ Zoom.al