Aplikacion
Në seancën plenare të kësaj të enjteje pritet të hidhet në votim çështja e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku. Para deputetëve do të paraqiten dy raporte, një nga pakica parlamentare dhe një nga shumica.
Para nisjes së leximit të raporteve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi se sipas rregullores, fjala i jepet fillimisht Belinda Ballukut për të shprehur qëndrimin e saj para deputetëve.
Megjithatë, ai theksoi se nuk kishte një kërkesë nga deputetja për të marrë fjalën në seancë.
Gjithashtu mësohet se ish-zv.kryeministrja nuk është paraqitur në Parlament.
Ndaj procedura vijoi me leximin e raporteve nga përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari