Aplikacion
Pak para votimit në Kuvend për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se imuniteti parlamentar ka rolin e tij në mbrojtjen e proceseve demokratike, por nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënien e barabartë të të gjithëve para ligjit.
Në reagim theksohet gjithashtu progresi që Shqipëria ka bërë në reformën në drejtësi që prej vitit 2016, përfshirë edhe krijimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas Ambasadës Britanike, pushteti ekzekutiv, ai gjyqësor dhe legjislativ duhet të vijojnë të mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbushur objektivin strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari