zoom

Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën, 15 mln euro në vit për Burgun e Gjilanit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, shkruajnë mediat në Kosovë.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitojë 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

“Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas traktatit Kosova do të vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore fikse prej 15 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli. /ZOOM.AL/