zoom

Aktualitet

Kush janë 2 vajzat që u gjetën të vdekura te “Selvia” pas mbidozës, emrat dhe detajet hetimore

Dy shtetase ukrainase kanë ndërruar jetë gjatë natës së kaluar në Tiranë, teksa u gjetën vetëm pasditen e sotme nga shoqja e tyre e dhomës.

Policia zbardhi edhe identitetet e viktimave që jetonin si rezidente në Shqipëri, në një shtëpi me qira te “Selvia”.

Burime zyrtare thanë se kanë ndërruar jetë shtetaset Antonina Kozachenko, 25 vjeçe dhe shoqja e saj 40 vjeçe, Anastasia Lopukhova.

Ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve, në përpjekje për të krijuar ndonjë formulë lënde psikotrope dhe aksidentalisht, ose si pistë e dytë flijimi në gjendje depresive me koktejl ilaçesh.

Mësohet se gratë kanë kërkuar edhe ndihmën e një farmacisteje përpara se të ndërrojnë jetë dhe kur ajo nuk i ka ndihmuar me Xanax, ata e kanë kafshuar punonjësen e farmacisë në dorë. Policia pret rezultatet e autopsisë për shkakun e vdekjes, helmi që i vrau dhe u shkaktoi mbidozën. /ZOOM.AL/