zoom

Aktualitet

Varësi nga droga, flijim apo formulë e gabuar? Dy ukrainaset kafshuan farmacisten pse s’u dha Xanax

Dy viktimat e gjetura sot në banesën me qira te “Selvia” në Tiranë, çifti i vajzave ukrainase, dyshohet se ishin përdoruese të lëndëve psikotrope.

Varësia nga droga duket se i ka detyruar që në gjendje ankthi apo depresioni të përgatisin diçka tjetër mikse apo të fortë si koktejli i ilaçeve, por që u ka marrë jetën si mbidozë pas ndonjë reaksioni të fuqishëm kimik në organizëm.

Mjekësia Ligjore do të zbulojë shkakun e vdekjes dhe se çfarë e solli fundit tragjik, përzierja e qëllimshme për flijim së bashku apo ajo aksidentale në përgatitje të ndonjë formule të gabuar psikotropi.

Kjo hipotezë përforcohet edhe nga dëshmitë dhe hetimet paraprake. Dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax. Por jo vetëm kaq, sepse ato kishin pamje depresive dhe agresive.

Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë pa recetë duke dyshuar për qëllimet e tyre, gjë që ka ka tensionuar vajzat, të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot. Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës. Policia konfirmoi zyrtarisht se dyshohej për mbidozë ilaçesh, teksa hetimet vijojnë. /ZOOM.AL/