zoom

Aktualitet

Akuza për pastrim parash, Prokuroria sekuestron llogarinë mbi 500 mijë euro të kompanisë italiane

Akuza për pastrim parash, Prokuroria sekuestron llogarinë mbi 500 mijë euro të kompanisë italiane

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se sekuestroi llogaritë bankare të shoqërisë ‘N.’ shpk, e themeluar nga shtetasi italian me inicialet B.R., më 10 janar 2022 në Shqipëri, nën hetim për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

“Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.3695 të vitit 2024, shoqëria në fjalë, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje në terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë T.G., J.L., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, Prokuroria theksoi se ishte i nevojshëm sekuestrimi i llogarive bankare të shoqërisë “N.” shpk.

Dhe me vendim të gjykatës është arritur masa në fjalë, në vlerat: 1,539,490 lekë,  20,348.24 EURO dhe 479.820,56 USD.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nga organi i akuzës. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura