zoom

Lajme

Kur je “Bajram”, s’behesh dot “Bej”. Si e poshtëroi Rama publikisht Presidentin e Republikës

Kur je “Bajram”, s’behesh dot “Bej”. Si e poshtëroi Rama publikisht Presidentin e Republikës

TIRANË – Iftari i shtruar mbrëmë nga Kryeministri Edi Rama na tregoi edhe njëherë se kush e komandon këtë vend dhe çfarë vasaliteti kanë i madh e i vogël ndaj çiftit kryeministror. 

Pamjet që po qarkullojnë kudo në rrjet tregojnë jo vetëm hierarkinë e pushtetit, por edhe mospërfilljen ndaj protokollit, mungesën e plotë të edukatës dhe rënien e plotë të dinjitetit të institucionit të Presidentit nën drejtimin e Bajram Begajt, përballë arrogancës së Edi Ramës. 

Fotot që do të shihni në fund të këtij artikulli të Zoom.al flasin vetë. Teksa Bajram Begaj dhe Zonja e Parë i afrohen pranë tavolinës kryeministrore, Edi dhe Linda Rama duken sikur mezi e përtypin praninë e tij. Asnjëri nuk denjon të ngrihet për të respektuar Presidentin e Republikës. 

Pa lëvizur nga vendi, me një vështrim shpërfillës dhe një zgjatje dore që ngjante më shumë me një detyrim të bezdisshëm sesa me një përshëndetje shtetërore, Rama tregoi se për të, Presidenti nuk është Kreu i Shtetit, por thjesht ai njeriu të cilit i ka bërë nder të madh në emërimin në atë detyrë. 

LEXO EDHE: https://zoom.al/birn-kryebashkiaku-u-denua-me-burg-presidenti-fshihetpas-procedures-per-shpalljen-e-zgjedhjeve-ne-rrogozhine/

Ishte tamam një leksion poshtërimi publik për një President, që e di më mirë se kushdo tjetër se në detyrën më të lartë shtetërore nuk është për meritë, por si pjesë e makinacioneve të tjera. 

Akuzat e opozitës se Bajram Begaj është “një vasal i turpshëm” i Edi Ramës nuk kanë marrë kurrë përgjigje më të dokumentuar vizualisht.

Por Begajt e di që ajo që i duhet të durojë sa herë është në praninë e Ramës dhe jo vetëm, është pjesë e paketës që ai pranoi për t’u bërë president. 

Ky “Iftar turpi”, siç po quhet në rrjetet sociale, ishte thjesht konfirmimi i radhës me zë e figurë i asaj që dihet prej kohësh, se presidenti nuk do të mund të jetë kurrë “beu” i këtij fshati të vogël me emrin Shqipëri që mendon se është, por do të mbetet Bajrami që Rama trajton si t’i vijë. /Zoom.al

Image
Image
Image
Image
Image

Postime të lidhura