Aplikacion
Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë në Kupën e Shqipërisë, ku ekipet e mëdha kanë kaluar më tej.
Dinamo City mposhti me shifrat 3-0 Ilirinë, me golat që u shënuan në pjesën e dytë nga Dennison (dygolësh) dhe Marku.
Bylis mundi me rezultatin 4-1 Murlanin falë një tregolëshi të Oulare dhe Hodos.
Apolonia fitoi 4-0 kundër Kuçovës, Besa mundi 3-2 Librazhdin, Kastrioti fitoi me Shkumbinin 3-2, Korabi 4-0 ndaj Devollit.
Fiton edhe Lushnja 3-0 përballë Labërisë, Luzi mundi 3-2 Butrintin, Oriku 2-0 Pogradecin, Vora fitoi në transfertë 2-4 ndaj Tërbunit, Tomori mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 ndërsa Turbina mposhti 4-0 Koplikun.
TURI I DYTË
BYLIS-VORA
KASTRIOTI-ELBASANI
SKËNDERBEU-TURBINA
DINAMO-ORIKU
FLAMURTARI- BURRELI
TOMORI-LUSHNJA
KORABI-BESA
APOLONIA-LUZI 2008
Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në Kategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar (2022-2023) do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. /zoom.al/