zoom

Të gjitha

Marrëdhënia e Einxhelit me kunatën? Ky urim i thotë të gjitha

Einxhel Shkira ka uruar sot me fjalë tepër speciale kunatën e saj, Aurorën, motrën e partnerit të saj Dj Dagz. Në një intervistë për Top Albania Radio, Einxhel nuk u kursye me komplimentat për kunatën e saj.

“Jo 100 vjeç po i uroj sa ti dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë, rrofsh sa malet o Malo dhe ti realizohen absolutisht te gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj. Të jetë sa më e arrirë dhe e sukseshme ashtu si asaj i ka hije se është me të vërtetë një vajzë për tu admiruar dhe sigurisht shëndet dhe lumturi, janë më të rëndësishmet. Aurora të puth fort”, tha Einxhel.

Kujtojmë se Einxhel dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, marrëdhënia e të cilëve duket se po ecën mjaft mirë edhe pas përfundimit të formatit. Dyshja jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve dhe ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht./L.K

/Zoom.al