Aplikacion
Pas Vlorës, Edi Rama u ndal në Fier për të kaluar në “sitë” punët e bashkisë dhe për të kërkuar shkarkimin e drejtorëve.
Burime nga qeveria bëjnë me dije se të gjithë drejtorët në nivel vendor pritet të dorëzojnë dorëheqjet në mënyrë kolektive, në kuadër të një procesi vlerësimi të përgjithshëm të administratës.
Megjithatë, jo të gjithë do të shkarkohen, pasi vendimmarrja për secilin do të bazohet në performancën e treguar në detyrë.
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra, duke kritikuar fort zaptimin e hapësirave publike, mungesën e pastërtisë në qytete dhe sjelljen e papërshtatshme ndaj qytetarëve./ Zoom.al