zoom

Aktualitet

Krizë për puntorë në “shtëpi bari”/ Bandat joshin “fermerët” me oferta speciale

Kriza e punonjësve duket se ka kapur edhe bandat shqiptare të drogës në Britani të Madhe.

Prandaj, “kokat” e bandave kanë dalë hapur në rrjetet sociale për të rekrutuar “fermerë” duke i joshur ata me oferta speciale. Ata ofrojnë deri në 30 përqind të fitimit nga shitja e lëndës narkotike që do të dalë nga shtëpia e barit ku do të futet punonjësi. Stimujt financiarë janë bërë të nevojshëm për shkak të rënies dramatike të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një rritje të mprehtë të numrit të shqiptarëve që burgosen për kultivim kanabisi ose deportohen pas mbërritjes në Britani.

Duke komentuar zbulimet e Telegrafit këtë fundjavë, Angela Eagle, Ministrja e Sigurisë Kufitare, tha: “Është tronditëse që bandat kriminale përdorin mediat sociale për t’i joshur njerëzit të punojnë në kushte të neveritshme dhe të kultivojnë drogë si kanabisi me premtime të rreme.”

Gjatë viteve të fundit, bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, ku bimët rriten në shtëpi apo ambiente industriale të lira.