zoom

Aktualitet

Kriza e anashkaluar në gjimnazin e Kamzës: Dhuna dhe bullizmi sjellin pasoja tragjike te nxënësit

Kriza e anashkaluar në gjimnazin e Kamzës: Dhuna dhe bullizmi sjellin pasoja tragjike te nxënësit

Gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz është tronditur brenda pak ditësh nga dy ngjarje të rënda.

Një vajzë 16-vjeçare, nxënëse e vitit të parë, i ka dhënë fund jetës pas orës së dytë të mësimit, ndërsa sot tre nxënës u plagosën me thikë pas një konflikti mes adoleshentësh.

Sipas burimeve, ngjarjet kanë ndodhur nga mosmarrja e masave parandaluese për përplasjet dhe rrethanat që tashmë ishin të njohura nga stafi.

Dëshmitë e nxënësve tregojnë se autori i sherrit me thikë kishte qenë viktimë e dhunës dhe bullizmit brenda shkollës, por askush nuk ndërhyri për të parandaluar situatën.

Një prej nxënësve të plagosur ka marrë dy goditje në kraharor që kanë prekur organet jetësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në rastin e të resë që i dha fund jetës, dëshmitë tregojnë se ka munguar prezenca e psikologut në shkollë dhe se trajtimi i rastit është bërë sipërfaqësor.

Prindërit dhe nxënësit kritikojnë mungesën e mbështetjes psikologjike dhe heshtjen e stafit pedagogjik pas ngjarjeve tragjike. Ata raportojnë se kontrollohen shpesh telefonat, por nuk ka masa efektive për parandalimin e hyrjes së mjeteve të rrezikshme apo të substancave të dyshimta në shkollë.

Shkolla kryesore e Kamzës është përshkruar nga nxënësit si një “kafaz pa mbrojtje”, ku dhuna dhe bullizmi kanë përhapje të dukshme, ndërkohë që institucionet e përkatëse janë vënë në dijeni dhe hetimet kanë nisur./ Zoom.al

Mesazhi 1:

Prsh joq jam nje nxenes i gjimnazit ibrahim rrugova dhe kam qen prezent ne konfliktin dhe krejt faji esht i drejtoreshes edhe oficerit te shkolles sepse ai sherr ka pas vijuar edhe me par edhe nuk kan mar masa,Autori i sotshem eshte dhunuar dhe brenda ambjenteve te shkolles dhe askush nuk e ka pyetur nqfs esht mir madje edhe zyshat aty te shohin me meri ne qofse dikush te bullizon ,dhe sa per bullizmin vajza qe u vetvra dje ne tiran shkak ishte bullizimi ne shkolle dhe te cila shkolle?IBRAHIM RRUGOVA aty esht nje tmerr nqofse te shohin te pa mbrojtur te shkelin me kembe vajza e djeshme ka ikur ne oren e dyte nga mesimi duke qar dhe se ka pyetur kush si je apo ku po shkon keto gjera duhen ndalur ne ate shkoll ose me sakt ne ate kafaz. Ju lutem anonim

Esht nje skenar i oficerit edhe drejtoreshes ato kan qen nxenes te shkolles te gjith autoret por ato sduan te mbajn pergjegjsi dhe nxjerrin nxenes duke then nuk kan qen te shkolles aty ca sbohet hashash e grushta e thika perdit. Edhe e din te gjith qe djali qe i theri esht viktim ne shum raste tjera qe si kan ndalur

Mesazhi 2:

“Pershendetje JOQ, Deshiroj shume qe ky sms te postohet. Sot ne gjimnaz ibrahim rugova ndodhi nje ngjarje e rende qe tronditi nx dhe familjet e tyre. Disa te rinj u lenduan fizikisht dhe shume u traumatizuan. Problemi me i madh nuk eshte vetem akti i dhunes, por mungesa e pergjegjesise nga ana e te rriturve dhe institucioneve: kontrollohen shpesh telefonat, por nuk merren masa te efektshme per te parandaluar hyrjen e mjeteve te rrezikshme. Pas ngjarjes nuk pati mbeshtetje psikologjike per nx dhe reagimet e stafit ishin minimale. Ajo qe Dua te them eshte qe jepuni rendesi gjerave sa jeni ne kohe. Ngushellime familjeve(per ate rastin e djeshem )dhe sherim te shpejte te lenduarve. Nje nxenese

Mesazhi 3:

“Vajza qe u vetevra dje ishte nxenese e gjimnazit Ibrahim Rugova, Kam degjuar se kishte problem me familjen dhe se ishte e mbingarkuar emocionalishte me shume jo pas eshte ne vit te pare dhe nuk e njoh. Nuk kam pas kontakte me personin ne fjale prandaj thjeshte jam e merzitur se si nje vajze aq e vogel vret veten e saj kaq’

Mesazhi 4:

“Prsh joq! Vajza qe ka vrare veten ka qen nxenese te gjimnazi ibrahim rugova ne kamez dyshohet se ka qene e bullizuar. Por nuk ndihemi te sigurt ne shkolle. Jo asnje info thjesht ka qen ne vitin e pare

Mesazhi 5:

“Ne gjimnazin ibrahim rugova kan ndodhur te dya rastet!! Ka qen ne vit t pare, te Ibrahim Rugova. Ka bere vetvrasje, ka lene oren e mesimit dhe eshte larguar. U be dhe mbledhje per ate teme, u be 20 min e para. Cdo klase me mesuesen kujdestare, pastaj filloi mesimi si rregullisht deri sa ndodhi sherri tjeter

Postime të lidhura