zoom

Aktualitet

Detaje nga sherri në Kamëz, dy gjimnazistë tek Trauma, u goditën me thikë në gjoks

Detaje nga sherri në Kamëz, dy gjimnazistë tek Trauma, u goditën me thikë në gjoks

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.

Dhuna mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikave ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur pas goditjeve të marra në gjoks.

Dy nxënësit e lënduar i përkasin moshës 16-vjeçare ndërsa ndodhen në spital ku i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë stabël. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta si dhe numri i saktë i personave të përfshirë në konflikt./ Zoom.al

Postime të lidhura