zoom

Lajme

Kristjan Asllani shënon golin e parë në Turqi

Kristjan Asllani shënon golin e parë në Turqi

Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë në Turqi me fanellën e Besiktas. Mesfushori i Kombëtares, gjeti rrugën e rrjetës në humbjen 2-1 ndaj Samsunspor në transfertë.

Në minutën e 91-të, Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky është goli i parë për lojtarin kuqezi në Superligën Turke, aty ku u transferua në merkaton e dimrit.

Realizimi vjen në një moment, kur përflitet se e ardhmja e Asllanit është në dyshim te Besiktas.

Kujtojmë se kartoni i mesfuhsoirt zotërohet nga Interi, ndërsa Besiktas ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Postime të lidhura