zoom

Lajme

Parashikimi i medias turke: Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray

Parashikimi i medias turke: Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray

Hakan Calhanoglu është shumë pranë largimit nga Interi me Galatasaray që është gati të mbyllë operacionin për të rikthyer mesfushorin në vendlindje që në sezonin e ardhshëm.

Për momentin ka një diferencë të madhe mes ofertës dhe kërkesës për rinovimin e kontratës me klubin zikaltër që skadon në vitin 2027; Interi nuk ka ndërmend t’i konfirmojë pagën aktuale prej 6.5 milionë euro futbollistit duke i propozuar një rinovim kontrate me reduktim të pagës.

Por nga Turqia  vijnë deklaratat e drejtuesit dhe opininistit Taner Karaman që për A Spor TV bëri një parashikim për merkaton e transferimeve.

Në 99%, Hakan Calhanoglu do të veshë fanelën e Galatasaray sezonin e ardhshëm, ajo diferenca prej 1% është se ende nuk është hedhur firma, por futbollisti ka dhënë fjalën e tij-tha Taner Karaman.

Postime të lidhura